Regjisorja Arlinda Morina, e cila karakterizohet për energjinë dhe dashurinë ndaj artit, për herë të dytë ka dëshmuar se me jetën duhet luftuar dhe koha duhet shfrytëzuar për gjëra të dobishme.
Në një bisedë të zhvilluar në emisionin “ABC –ja e mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi, ajo tregoi edhe vështirësitë me sëmundjen e saj.
Pas ballafaqimit të saj me sëmundjen e Leukemisë, ndaj secilës asnjëherë nuk u dorëzua, por e kaloi këtë sfidë duke ndarë imazhe e thënie motivuese me njerëzit.
Për këto fotografi ajo u shpreh se janë realizuar gjatë izolimit për shkak të pandemisë, dhe kjo i dha mundësi të shfaq një tjetër talent të saj, atë të fotografisë.
Ajo tha se këto fotografi i ka realizuar me anë të celularit dhe qëllimi për këto foto është me qëllim human. Morina u shpreh se fitimet e realizuara nga këto fotografi do ti dhurojë për fëmijët që luftojnë me sëmundjen e Leucemisë.
“Këto fotografi në vete përmbajnë një qëllim human. Ideja është të organizoj një ankand dhe fotografitë të dalin në shitje. Të gjitha fitimet do të dhurohen për fëmijët që luftojnë me sëmundjen e Leukemisë”, tha Morina./abcnews.al