Juventusi dhe Barcelona kanë qenë në qendër të vëmendjes. Shkëmbime, lojtarë që kalojnë nga njëra skuadër te tjetra, përmes formulave nga më të ndryshme. Miralem Pjanic është lojtari që duan katalanasit dhe në kampin bardhezi fillimisht dëshironin në këmbim të boshnjakut, brazilianin Arthur Melo.
Ky i fundit u shpreh qartazi se nuk dëshiron të lëvizë nga Barcelona dhe tashmë ka një tjetër skenar. “Mundo Deportivo” raporton se Ousmane Dembele mund të jetë lojtari që do të përfshihet në marrëveshjen mes klubeve.
Sulmuesi francez dëshiron të ndryshojë ambient dhe Juventusit do t’i bënte punë. Sigurisht Miralem Pjanic nuk mjafton, pasi për Dembele katalanasit kanë paguar më shumë se 100 milion euro. Në tratativa mendohet të përfshihet edhe mbrojtësi Mattia De Sciglo. /abcnews.al