Shtëpia e Riyad Mahrez, ylli të Manchester Cityt, u sulmua pak ditë më parë nga grabitësit, që morën shumë sende me vlerë dhe një shumë të konsiderueshme parash. Grabitjet në Angli janë kthyer në “rutinë”, pasi pak kohë më parë janë sulmuar dhe shtëpitë e Dele Alli dhe ish-futbollistit Ashley Cole.
Duke parë që futbollistët janë në fokusin e grabitësve, sulmuesi italian i Everton, Moise Kean, ka marrë masat e duhura për të parandaluar një hyrje të padëshiruar në shtëpinë e tij.
Siç raporton “The Sun”, talenti italian ka investuar plot 30 mijë sterlina për dy qen roje, të cilët i ka lënë në oborrin e shtëpisë së tij në Liverpul. Futbollistët po bëjnë çdo gjë që është e mundur në dorën e tyre që të parandalojnë një grabitje të mundshme, ndërsa policia angleze duket e pafuqishme për të ulur numrin e grabitjeve, që është shtuar ndjeshëm./abcnews.al
Everton star Moise Kean splashes out £30,000 on two guard dogs after Riyad Mahrez’s home was raided https://t.co/AkkfxEGVcm
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) June 2, 2020