Ardhja e turistëve evropianë në pikpyetje për shkak të kufijve, operatorët turistike ulin çmimet

schedule15:25 - 2 Qershor, 2020

schedule 15:25 - 2 Qershor, 2020

Hapja e kufijve tashmë është kthyer në një ngërç serioz, pasi ende nuk mund të ofrojnë paketa  për turistët evropiane.  Rrahman Kasa kreu i unionit Turistik Shqiptar deklaron se pothuajse çdo ditë kanë kërkesë nga polakët, çekët  dhe zviceranët, por asgjë nuk është konkretizuar pasi shumë shtete ende nuk kanë hapur kufijtë.

Ka kërkesa dhe një pjesë e mirë presin linjat e avionit si chartera dhe linjat e rregullta ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së.Ne kemi konkretisht disa kërkesa për pushime nga Zvicra dhe ata na kanë kërkuar ta mbajnë konfirmimin për në 15 qershor  pasi shpresojnë hapjen e kufijve”, është shprehur Kasa.

Të gjendur përballë këtij fakti, agjensitë shpresojnë te turistët që vijnë nga rajoni. Për ti joshur kanë ofruar dhe ulje të konsiderueshme të  çmimeve hotelerie.

“Në këto kushte duhet patjetër të jepen oferta,të stimulojmë dhe ne si union turistik kemi vendosur që të gjitha hotelet do ofrojnë për turistët kosovarë 15% zbritje.

Ne kemi munduar të shkojmë në Kosovë dhe të takohemi me ministrinë dhe agjensinë e turizmit atje për një marrëveshje”, ka thënë ndër të tjera kreu i Unionit Turistik.

Më besnikët duket shtetasit kosovarë, të cilët kanë shfrytëzuar menjëherë hapjen e kufijve mes vendeve tona. Operatorët turistike thonë se do ketë një numër më të lartë këtë fundjavë.

“Në fakt është shumë shpejt për të dhënë shifra por megjithatë mendojmë që ka lëvizje sidomos me Kosovën ju e patë edhe dje. Por siç e patë edhe ju ka edhe paqartësi. Kufiri shqiptar është i hapur por gjithsesi çdo kufi ka dy palë,” tha ai.

Kufijtë ajrorë me Shqipërinë deri më tani i ka hapur vetëm Greqia. Shtetet e tjera evropiane priten të vendosin në ditët në vijim./abcnews.al