Një përleshje me sende të forta ku u përfshinë disa persona ka ndodhur në zonën e Sauk-ut në Tiranë.
Mësohet se në sherr janë përfshirë disa persona dhe është raportuar për dy të plagosur.
Sipas informacioneve dy plagosurit janë vëllezër dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit.
Ata janë I dhe E.S, binjakë, 32 vjeçar.
Mësohet se shkaqet e këtij konflikti kanë qenë për motive të dobëta. 2 vëllezërit kishin në pronësi një lavazh dhe arsyeja e sherrit ka qenë pikërisht puna që bënin.
Mësohet se autorët nuk kanë qenë të kënaqur me larjen e makinës dhe kanë ndaluar vëllezerit teksa ata shkonin në punë ku ka nisur dhe debati.
Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i konfliktit.
Policia ka njoftuar se po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 02.06.2020, rreth ores 08:30, në Sauk të Vjetër, për motive të dobëta janë konfliktuar me sende te forta, dy vellezërit I.S dhe E.S., binjakë 32 vjeç, me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ku si pasoje e konfliktit jane demtuar me sende te forta dy vellezrit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjeksore.
Me ardhjen e sherbimeve të Policisë, personat janë larguar nga vendi I ngjarjes.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al