Rruga Klos- Burrel/Udhëtarët: Na ka harruar Zoti

schedule13:15 - 27 Mars, 2018

schedule 13:15 - 27 Mars, 2018

Në rrugën Klos –Burrel udhëtimi është kthyer në makth për të gjithë ata që përshkojnë këtë aks nacional. 20 km kanë pësuar dëmtime të rënda dhe tani drejtuesit thonë se jo vetëm po falimentojnë nga taksat dhe shkatërrimi i mjeteve, por edhe po sëmuren.

Në fund të udhëtimit përmes kësaj rruge do të dalësh i sëmurë.“Mos me ndenj kështu këput shtyllën kurrizore”.

Pamjet nuk janë xhiruar në ndonjë fshat të humbur.  Është rruga kombëtare Klos – Burrel. Nuk bëhet fjalë më për gropa, por për një segment të tërë më shumë se 20 km të kthyer në përrua.

ABC News ndaloi në 4 pika në segmentin Klos – Burrel dhe panorama është e njëjtë.

“Që kur e ka bërë Enver Hoxha s’ka vënë kush dorë në të

Problemet nisin nga Qafa e Buallit deri në Shkopet në një gjatësi mbi 70 km . Në të gjithë gjatësinë trupi i rrugës është i dëmtuar. Shkarje të tokës dhe gropa pa fund. Furgone pasagjerësh, autovetura të Matit, Bulqizës , Dibrës, si dhe mjete nga qytete të Maqedonisë dhe Kosovës përshkojnë rrugën çdo ditë.Shumë kamione të tonazhit të rëndë që transportojnë Krom. Ata duket dhe janë shkaktarët kryesorë të shkatërrimit të rrugës.

“Shumë vështirë të aktivizohet biznesi në këtë rrugë”.“Shumë keq, fëmijët këtu shkojnë  për në shkojnë”.

Banorët e këtushëm besojnë se janë të harruar edhe nga Zoti. “Nuk na shef ne Zoti, jemi larg fare”.

Ndoshta në një nga ditët më të afërta, këtej pari s’do mund të udhëtojë kush më. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!