Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë

schedule11:56 - 27 Mars, 2018

schedule 11:56 - 27 Mars, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje do të diskutohet për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Ky zhvillim vjen një ditë pas arrestimit të drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Kjo mbledhje do të nisë në orën 13:00 dhe më pas, pritet të ketë konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij, Haradinaj do të komentojë arrestimin e zyrtarit serb dhe ndonjë masë që mund të merret, për të evituar provokime të tilla në të ardhmen./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!