Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në zonën e Kombinatit duke takuar qytetarët e zonës.
Para takimit, Basha hyri live nga Facebook-u i tij duke theksuar se varfëria është ulur këmbëkryq në cdo cep të kryeqytetit por edhe në qytete të tjera për shkak të qeverisjes së maxhorancës.
Por, duke qenë live ai nuk mund të parashikonte edhe interesin e një qytetari për të dalë bashkë me të në video.
Në moment, njëri prej banorëve të zonës i afrohet Bashës nga pas duke qendruar për pak sekonda pas tij ndërkohë që kryedemokrati fliste.
Basha tentoi ta fshehë atë duke lëvizur këndin e filmimit të celularit, moment në të cilin edhe burri kuptoi se kishte ardhur koha që të largohej nga plani. /abcnews.al