Borussia Dortmund reagoi shumë mirë pas humbjes kundër Bayer Munchen në mesjavë. Verdhezinjtë mposhtën 1-6 Paderborn ditën e djeshme dhe vijojnë të qëndrojnë në vend të dytë në Bundesligë, me 7 pikë më pak se bavarezët kryesues.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në 45 minutat e dyta ndodhi shpërthimi i madh. Trajneri i Dortmund, Lucien Favre ka folur shkurt në lidhje me fitoren tenistike të skuadrës së tij. “Në pushim nuk i thashë asgjë djemve, thjesht i inkurajova të vazhdojnë të luajnë mirë.
Kishim bërë gjithçka mirë dhe po kryenim një presing të fortë. E dinim që Paderborn nuk do arrinte të mbante ritmin deri në fund, nuk do të rezistonin dot. Ne luajtëm më intensitet dhe ia dolëm të fitonim në fund“, deklaron trajneri i Dortmund. /abcnews.al