Kanë filluar të mbërrijnë përfaqësitë e partive politike në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe pritet që nga minuti në minutë të fillojë edhe mbledhja.
Ndërkohë edhe përfaqësi të diplomatëve të huaj janë duke mbërritur në këtë mbledhje.
Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari dhe ekspertët përkatës kanë mbërritur tashmë në Pallatin e Koncerteve, po ashtu edhe Oerd Bylykbashi e Ivi Kaso.
Siç raporton gazetarja Esiona Konomi për ABC news, klima politike në këto orë të fundit duket se është shfaqur më pozitive ndryshe nga sa shihej mbrëmjen e djeshme.
Palët duket se kanë negociuar edhe në distancë dhe po shpresohet që në orët në vijim të kemi një dakordësi për pikat që mbanin pezull marrëveshjen politike për reformen zgjedhore.
ABC News ka mësuar se shtyrja prej 2 orësh ditën e sotme ka shërbyer pikërisht për negociatat mes palëve politike, edhe pse ende nuk janë bërë të ditura detajet./abcnews.al