Një burrë është rrahur brutalisht në Salt Lake City të shtetit amerikan Utah, pasi ka kërcënuar një grup protestuesish me hark e shigjetë, gjatë një proteste kundër policisë raporton abcnews.al.
Protesta të dhunshme janë zhvilluar pothuaj në shtetet kryesore të Amerikës që pas mbytjes së George Floyd, një afro-amerikan, gjatë arrestimit.
Protestat shpërthyen në Mineapolis këtë javë pas daljes së një videoje që tregonte një punonjës të policisë i cili kishte vënë gjurin në qafën e zotit Floyd.
Floyd vdiq më vonë ndërsa polici Derek Chauvin u arrestua të premten dhe ndaj tij u ngrit akuza për vrasje të shkallë së tretë.
Protestat u bënë të dhunshme ndërsa turmat dogjën të enjten një rajon policie në Mineapolis, pranë vendit ku ishte ndaluar zoti Floyd./abcnews.al