Një çift italian ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë në një mënyrë të veçantë. Silvia dhe Cosimo janë dy të rinjtë që u martuan pa fustanin e nusërisë dhe kostumin e dhëndrit, por të veshur me uniformën e policisë.
Ambienti nuk përmbante asnjë lule, por në vend të tyre u shpërndanë dezinfektues për tu mbrojtur nga infektimi me virus. Në dasmën e parë të mbajtur në kalanë Fortino në Bari që pas kufizimeve të ndërmarra për shkak të virusit, karriget ndodheshin një metër e gjysmë larg njëra-tjetrës dhe të ftuarit mbanin maska. /abcnews.al