Rritet numri i personave me Covid-19 të shtruar tek Infektivi, 4 në gjendje të rëndë

schedule11:37 - 31 Maj, 2020

schedule 11:37 - 31 Maj, 2020

Në vendin tonë janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me koronavirus ndërsa totali i të infektuarve është rritur në 1136.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi 11 raste janë konfirmuar në Tiranë, tre në Krujë dhe një në Kamzë.

Po ashtu, njoftohet se është rritur numri i personave të shtruar në spitalin Infektiv. Aktualisht në këtë shërbim po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.

Nga ana tjetër, nga virusi korona janë shëruar në orët e fundit edhe 15 qytetarë duke bërë që numri total i të shëruarve në vend të rritet në 872.

Nga numri total i të infektuarve, ende të sëmurë me Covid-19 mbeten 232 persona. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!