Në vendin tonë në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me koronavirus. Sipas asaj që njofton Ministria e Shëndetësisë rastet e raja janë konfirmuar: 11 në Tiranë, 3 në Krujë dhe një në Kamzë. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 1136.
Abc News mëson se rastet e reja në Krujë janë nga zinxhiri i fasonëve, 2 femra dhe një mashkull. Ndërsa njoftohet po ashtu se nga të infektuarit dy janë personel shëndetësor, të cilët janë konfirmuar nga kryerja e 35 testeve.
Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Po ashtu, brenda ditës janë shëruar edhe 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve në vend.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 148
Durrës 27
Krujë 17
Shkodër 10
Kamëz 10
Mat 8
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1 /abcnews.al/