“Gënjeu për pasurinë e saj duke falsifikuar dokumentet”, Kylie Jenner reagon pas akuzave të Forbes

schedule08:47 - 30 Maj, 2020

schedule 08:47 - 30 Maj, 2020

Kylie Jenner është akuzuar nga revista prestigjioze “Forbes”, që e vlerësoi para një viti si miliarderen më të re në botë, se ka rritur fiktivisht pasurinë e saj. Në një artikull të publikuar të premten, “Forbes” shkruan se biznesi Kylie Cosmetics “është dukshëm më i vogël, dhe më pak fitimprurës, seç ka rapoirtuar familja e saj duke udhëhequr industrinë e kozmetikës.”

Kylie i shiti 51% të ‘Kylie Cosmetics’ gjigantit të bukurisë Coty në një marrëveshje me vlerë 1.2 miliard dollarë këtë janar, dhe dukej se transaksioni konfirmonte ato që 22-vjeçarja kishte thënë gjatë gjithë kohës dhe atë që Forbes kishte deklaruar në Mars 2019: që Kylie Jenner ishte, me të vërtetë, një miliardere – të paktën para pandemisë së Covid-19.

Por, sipas Forbes, në marrëveshje “u shfaq një e vërtetë jo kaq e bukur’. Sipas revistës, në dosjet e publikuara nga ‘Coty’ gjatë gjashtë muajve të fundit zbuluan një nga sekretet e ruajtura më së miri të familjes: biznesi i Kylie është dukshëm më i vogël, dhe më pak fitimprurës.

Pas këtyre lajmeve, Kylie ka reaguar përmes një postimi në twitter, ku shkruan se nuk ka kërkuar ndonjë titull miliardereje nga revista dhe aq më tepër të ketë gënjyer.

“U zgjova dhe ç’të shikoja. Mendova se është një website me reputacion. Gjithçka që shoh janë një numër deklaratash të pasakta dhe supozimesh të pavërtetuara. Unë kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose të jem përpjekur të gënjej për ta arritur. Mund të numëroj listën me 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa fiksimi sa para kam unë”, shkruan Kylie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!