“Një krim i rëndë”, Manjani reagon pas videos së publikuar nga Ardi Veliu

schedule19:34 - 29 Maj, 2020

schedule 19:34 - 29 Maj, 2020

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së drejtorit të Policisë Ardi Veliu për ngjarjen e dhunës së ushtruar ndaj 15-vjeçarit nga efektivët e policisë.

Veliu publikoi një video të nënës së adoleshentit të dhunuar duke shtuar se familja nga vjen tregon shumë për prejardhjen e fëmijës. Deklaratë kjo e turpshme sipas ish-ministrit të Drejtësisë.

Manjani kritikon qëndrimit e drejtorit të Policisë, ndërsa thekson se një është kryer një krim i rëndë dhunimi ndaj të riut. Gjithashtu Manjani nuk e toleron faktin që “shefat politikë” siç ai i quan vazhdojnë të heshtin.

Statusi: 

Le ta zëmë se e ëma e atij djalit që u rrah nga policia është ashtu siç e prezanton në publik Drejtori i Përgjithshëm, e ç’a pastaj?!
Kjo është arësye që policët të masakrojnë djalin e saj në mes të rrugës?!
Çfarë llogjike është kjo?!
Politike?! Policeske?! Moraliste?!
Nejse, më vjen mirë që ndjehen si vaji në lakra se tregojnë hapur se kush janë, çfarë mendojnë e kujt i shërbejnë.
Me ligjin sigurisht që kanë zero lidhje.
TURP për moralistin Drejtor!
MASKARALLËK për shefat e tij politikë që heshtin!
Krim i rëndë i kryer nga ata policë që dhunuan një djalë të ri, pa asnjë shkak!
Jam me zonjën dhe djalin e saj.