Portieri i Shqipërisë dhe i Lazios, Thomas Strakosha, ka dhënë një intervistë për Fan Zone në Supersport, ku foli për gjendjen e tij shëndetësore (u raportua me Koronavirus), për titullin kampion në Serie A dhe për një kalim të mundshëm të Milot Rashicës te lacialët.
ZËRAT – “Shyqyr Zotit jam mirë. Kur bëhet fjala për shëndetin nuk është mirë të flasësh tepër. Radhën e ka avokati im të merret me këto gjëra. Unë jam mirë dhe po stërvitem normalisht”.
SERIE A – “Shpresojmë të dalim kampionë. Po bëhemi gati për këtë ëndërr. Jemi afër dhe ëndërrojmë të fitojmë kampionatin. Nuk është e vërtetë shifra 10 milionë euro, ja kanë futur kot. Nuk është për lek, është diçka morale”.
RIFILLIMI – “Tre muaj nuk besoj që ka ndodhur ndonjëherë që të mos kemi luajtur futboll. Për të gjithë ekipet do të jetë e vështirë dhe nga ana fizike. Do të jetë e vështire që të gjithë të kapim formën. Ndeshjet nuk do të jenë të njëjta. Nuk kishim luajtur kurrë në këto muaj”.
DIÇKA E RE – “Nuk do të jetë kampionat i ri, por do të jetë diçka e re. Gjithmonë Juventusi është më i favorizuari, sepse ka gjithë ata lojtarë. Nuk jemi aq arrogantë që të themi që jemi më të fortë se Juventusi. Babin do ta hip në helikopter që ta shikojë ndeshjen se ka frikë (qesh).
RASHICA – “Miloti është shumë lojtar i mirë dhe njeri i mirë. Po të vinte te ne, do të ishte një plus i madh. Si karakter, është shumë i mirë”, u shpreh Strakosha./abcnews.al