Dëmtimi i pësuar pak ditë më parë trembi Zlatan Ibrahimovic dhe gjithë tifozët e Milanit, por, për fat të mirë, nuk është aq i rëndë sa duhet. Suedezi dëmtoi pulpën e këmbës, por do të jetë gati për kuqezinjtë në rifillimin e Serie A (20 qershor).
38-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale, aty ku konfirmon gjendjen e mirë. “Shihemi së shpejti në fushë“, shkruan Ibra në gjuhën suedeze, por jo vetëm kaq. Krahas shkrimit ka publikuar edhe një video të Hammarby, klub në të cilin është bashkëpronar.
Asgjë për Milanin dhe “shkelje syri” për klubin nordik, që shpreson ta ketë edhe si lojtar sulmuesin e famshëm. Ibra është i famshëm për postimet e tij plot mister dhe e ardhmja e tij mund të jetë në vendlindje, duke vijuar karrierën te Hammarby. /abcnews.al
Vi ses på plan https://t.co/S3pOVqtmca
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) May 29, 2020