Presidenti Ilir Meta ka thënë se pret me padurim konsensusin për Kodin Zgjedhor dhe do ta miratojë sapo të bëhet e mundur.
Në konferencën e tij për mediat kreu i shtetit ka theksuar se kudo të jetë në momentin që palët bien në konsensus ai do të vijë dhe do të firmosë kodin e ri zgjedhor.
Gjithashtu Meta ka paralajmëruar se menjëherë pas firmosjes do të shpallë ditën e ardhshme të zgjedhjeve dhe le të futet kush të dojë më pas.
Lexo edhe:Meta: Pres që palët të përmbyllin Reformën Zgjedhore në 31 Maj, do ta firmos menjëherë
”Ju keni shqetësimin se çfarë ndodh me Kodin Zgjedhor. Duke qenë se unë jami parashikueshëm. Siç ju kam thënë vjet këtu, që nëse nuk bëhen zgjedhje lokale, Shqipëria ngel në klasë në tetor, merr në qafë Maqedoninë e Veriut, se është kriteri i Kopenhagenit, se ato ekzistojnë në Bruksel. Dhe u rritën kushtet.
Tani tek Kodi. Unë besoj shumë, jam shumë i entuziazmuar, cicërimat që ka progress për Këshillin Politik. Ta duartrokisni këtë Do e firmos atë konsensus menjëherë. E zëmë se palët nuk ranë dakord. Unë do shikoj nëse është në përputhje me kushtetutën, të njëanshme, kam në dorë ta kthej një herë. Në çdo rast me consensus, sepse këtu ka shumë. Në hapësirën kohore që Kodi do më lejojë me konsensus apo jo, do shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme, sepse të gjithë presin këtë, por edhe sado pak më legjitim një parlament se sa ky që është.
Nëse Kodi Zgjedhor nuk miratohet me konsesus, 0 çeljesh negociata me BE. Jo deri në zgjedhjet që vijnë por edhe pas zgjedhjeve që vijnë. Përgjegjësia do jetë e atyre që. Kush të dojë të hyjë në zgjedhje, kush të dojë le mos hyjë në zgjedhje”, është shprehur Meta./abcnews.al