Presidenti Ilir Meta është nisur ditën e sotme për një vizitë zyrtare në Maltë. Me ftesë të homologes Marie-Louise Preca, Presidenti Meta, i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar, do të qëndrojë dy ditë në Maltë në kuadër të vizitës zyrtare.
Meta do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Presidenten e Maltës, duke dhënë më pas edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti shqiptar do të ketë takime zyrtare e bisedime me Kryeministrin, kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, me kryetarin e opozitës së Maltës, gjithashtu edhe me kryebashkiakun e Valetës./abcnews.al