Nën kujdesin e mjekëve profesioniste,“Hygeia“ ofron paketën më të mirë të kontrollit për femrat

schedule18:54 - 28 Maj, 2020

schedule 18:54 - 28 Maj, 2020

Që prej fillimit të muajit maj, të gjitha departamentet e Spitalit Hygeia po funksionojnë me kapacitet të plotë.

Departamenti i obstetri-gjinekologjisë, i cili nuk ka patur asnjë ditë pushim, gjatë kësaj periudhe ka patur një fluks të shtuar pacientësh.

Sipas mjekës obsteter-gjinekologe, Enriketa Kroi ky fluks është nga femrat të cilat bëjnë kontrolle standarde.

 “Që prej ditëve të para të majit jemi kthyer me kapacitet të plotë në punë të gjitha departamentet. Departamenti i gjinekologjisë në fakt ka qenë  100 efikas gjatë gjithë periudhës, nuk kemi patuar asnjë ditë pushim. Tashmë kemi vënë re një shtim të fluksit të pacientëve që vijnë dhe bëjnë kontrollin standard. Janë shumë të rëndësishme sepse kanceri i qafës së mitrës dhe kanceri i gjirit vret shumë shumë herë më tepër se ç’do vriste Covidi një femër. Në spital kemi lançuar paketat e ekzaminimit gjinekologjik, të vizitës rutine të traktit gjenital të poshtëm, i cili zbulon shumë patologji të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme për një femër, së bashku e kombinuar me një paptest”, është shprehur doktoresha.

Doktoreshë Enriketa Kroi pranë Spitalit Hygeia tregon edhe rëndësinë që ka paptesti dhe mamografia për shëndetin e femrave

Tashmë rëndësia e paptestit dihet, por ne e rikujtojmë që të mos harrohet, se ka shumë pacientë që e bëjnë atë sot dhe kujtohen pas 4-5 viteve për ta ripërsëritur atë. Është e domosdoshme tashmë që paptesti të kryhet çdo vit, tek të gjitha pacientët që janë seksualisht aktive. Ndërsa dhe mamografia që është rutinë që duhet të kryhet çdo 1 vit e gjysmë apo çdo 2 vjet, mesatarja çdo vit, pra rutine çdo vit tek të gjitha pacientët mbi moshën 40 vjeç. E kombinuar shpeshherë dhe me një eko te gjirit e cila është e domosdoshme”, është shprehur mjekja Kroi.

Për të gjitha të interesuarat të cilat duan të kujdesen për shëndetin e tyre,  Spitali Hygeia me stafin e mjekëve më të mirë, ofron paketën e kontrollit të femrave prej 3800 lekësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!