Koronavirusi për më shumë se tre muaj ka mbajtur larg njëri tjetrit familjarët dhe miqtë. Izolimi ka bërë që shumë persona të ndjejnë mungesën e të afërmve për një periudhë të gjatë kohe.
Bluzat e bardha kanë qenë dhe pjesa që e kanë vuajtur më shumë të gjithë këtë periudhë pandemie në të gjithë botën. Një infermiere angleze mallin për të birin 2 vjeçar e ka shuar përmes xhamit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Charlotte Cole një infermier në Kirkham, Lancashire të Britanisë ka takuar djalin e saj 2-vjeçar nga dritarja për shkak të pandemisë Covid-19.
Fotot janë bërë virale në rrjetet sociale.Por e vërteta të copëton zemrën. është një infermiere e cila përshëndetet me djalin e saj dy vjeçar përmes dritares pas shtatë javësh të ndarë për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit.
“Ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë për t’u marrë. Asnjë nënë nuk do të donte të ishte në atë situatë. Vendimi u mor kur zbulova se disa nga banorët dhe kolegët në shtëpinë e kujdesit ku unë punoj kishin shfaqur simptoma të virusit. Është gjithmonë shumë e trishtë momenti kur shkojmë për vizitë sepse ai nuk e kupton pse duhet ta lëmë atje. Por unë përpiqem të shikoj anën pozitive që të paktën ne mund ta shohim atë edhe pse përmes dritares. Më mirë sesa të mos mund ta shohësh fare”, ka thënë infermierja./abcnews.al