“Distanca e çadrave do të jetë 3.5 m”, Manastirliu tregon si do të bëhet plazh këtë verë

schedule23:25 - 28 Maj, 2020

schedule 23:25 - 28 Maj, 2020

Protokollet e sigurisë dhe kushteve higjieno- sanitare në plazhe janë gati dhe sipas Ministres së Shëndetësisë, gjatë ditës së nesërme do të bëhen publike.

Në një intervistë në “Opinion” ministrja Manastirliu tha se distanca e çadrave  në plazhe, nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër.

“Zbatohen protokolle të sakta dhe besojmë se nga data 1 Qershor do të kemi edhe protokollet që do të përcaktojnë kriteret për plazhet që do të kenë çadrat e vendosura, shezlongët, kushtet higjeno sanitare. Distanca e çadrave nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër.

Do të ketë dy shezlongë, por mund të ketë edhe çadra pa shezlongë. Do të ketë kushte higjeno- sanitare. Po krijohet një autoritet i veçantë për plazhet. Kemi përcaktuar të gjitha këto në protokolle. Protokolli është gati, është i miratuar dhe nesër bëhet publik për të gjitha strukutat hoteliere dhe turizmin”, tha Manastirliu.