Mbledhja e Këshillit Politik,Yuri Kim: Besoj se anëtarët do marrin vendime të mençura

schedule21:32 - 28 Maj, 2020

schedule 21:32 - 28 Maj, 2020

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik ka ardhur edhe reagimi i Ambasadores amerikane Yuri Kim.Me anë të një postimi në Twitter, Kim shkruan se është mirë që të dëgjosh që Këshilli Politik po bën progres.

Lexo edhe: “Zgjedhorja”/ S’ka marrëveshje, Bylykbashi: Mazhoranca nuk e do votën biometrike

Më tej në postimin e saj, ambasadorja shkruan se beson që anëtarët e Këshillit do të marrin vendime të mençura.

Postimi i plotë:

“Është mirë të dëgjosh që Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po bën më shumë progres. I kam takuar të gjithë anëtarët- Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe besoj se ata do të marrin vendime të mençura. Faleminderit që vutë të ardhmen e Shqipërisë të parën.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!