Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paris SG, fitore kampionësh/ Skuadra franceze luan “tenis” në Champions, mund 0-6 Villareal

schedule12:21 - 4 Nëntor, 2026

schedule 12:21 - 4 Nëntor, 2026

Paris SG nuk ndalet dhe I tregon të gjithë rivalëve se është ai kampion i Europës dhe se kërkon të ruajë këtë status edhe për vitin e tretë radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique dhuroi një tjetër paraqitje spektakolare, të sigluar me rezultatin tenistik 6-0 në transfertën kundër Villareal.

Shifrat tregojnë qartë, se sa të lehtë e kishin suksesin parizienët që e vranë garën që në 17 minutat e para, duke shënuar katër herë.



Nisja e rrufshme e kampionëve francezë nisi të konkretizohej në minutën e nëntë, kur Joao Neves hapi serinë e golave.

Më pas, në tetë minutat në vijim, Paris SG do të ndalte topin në rrjetë edhe tre herë të tjera.

Doue, Mayulu dhe Fabian Ruiz vendosën emrin e tyre në listën e golashënuesëve, duke arshivuar suksesin e miqve përpara pushimit të ndeshjes.

Villareal nuk mund të bënte asgjë përballë dominimit të parizienëve, që në fraksionin e dytë plotësuan fitoren e madhe.

Fabian Ruiz shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për parizienët, ndërsa në fund, mesfushori spanjoll do të shpallej edhe “Lojtari I Ndeshjes”.

Në minutën e 78-të, Boli vulosi fatin e sfidës dhe triumfin e Paris SG që me pikë të plota pas katër ndeshjeve të para dhe me një golaverazh të frikshëm me 20 gola të shënuar dhe 5 të pësuar mbetet sërish favorit për trofeun e Champions League.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!