Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

By-Pass në Tepelenë nxjerr jashtë funksionit 2 urat e famshme

schedule20:11 - 28 Maj, 2020

schedule 20:11 - 28 Maj, 2020

Ura e Leklit dhe ura e Dragotit në Tepelenë janë dy ura që do të dalin jashtë funksionit me ndërtimin e BYPASS në Tepelenë.

Inxhinieri pranë autoritetit rrugor shqiptar, rajoni i jugut Aristotel Noni thotë se ato do të mirëmbahen me disa ndërhyrje riparimi për të mos i humbur si vlera monumentale.

Prej kohësh në këto dy ura janë vendosur tabela orientuese ku këshillohet që makinat e tonazhit të rëndë të mos kalojnë në të për është vënë re se nuk respektohen dhe është kërkuar mbështetja e policisë.

“Autoriteti rrugor shqiptar ka lidhur tre kontrata për riparimin e tre urave më problematike në qarkun e Gjirokastrës. Ura e Leklit, Dragotit dhe ura e Stojit.

Për urën e Dragotit duhet theksuar se bëhet fjalë për një urë shumë të vjetër, rreth 90 vjeçare. Është një urë shumë e gjatë,  108 metro i gjatë, urë metalike. Kuptohet me kalimin e viteve ka një amortizim të madh. ARRSH ka menduar të ulë amortizimin, të kryej disa punime përmes një kontrate që ka lidhur.

ARRSH ka hartuar një projekt për anashkalimin  e dy urave që janë të amortizuara, nëpërmjet rrugës së re që është projektuar tashmë, që do të lidhi Tepelenën me Dragotin,  nëpërmjet anës tjetër të lumit”.

Ura e Dragotit është një vepër arti e rëndësishme përgjatë aksit rrugor Tepelenë – Përmet dhe njëkohësisht është ura me hapësirë drite më të madhe në Shqipëri. Kjo urë lidh dy anët e kësaj rruge mbi lumin Vjosë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!