Tre lojtarë të tjerë me koronavirus në Angli. Testimet masive vazhdojnë, teksa ka sërish persona të infektuar me COVID-19. Liga e Futboll Anglez (EFL), që përfshin Championship, League One dhe League Two, deklaron se 1030 testime janë bërë në tre ditët e fundit, nga të cilët tre janë pozitivë.
Dy lojtarë i përkasin skuadrës së Fulham, ndërsa i treti është kapiteni i Blackburn, Elliott Bennett, i cili nuk ka shfaqur asnjë simptomë. Të tre futbollistët e skuadrave të Championship, janë izoluar dhe do të qëndrojnë një javë në shtëpitë e tyre.
Klubet e divizionit të dytë të futbollit anglez, kanë votuar për rikthimin në fushë dhe përfundimin e këtij sezoni. Hull City (dy lojtarë të kësaj skuadre janë me koronavirus prej katër ditësh) është i vetmi klub kundër kësaj ideje, qëndrim që vazhdon ta mbajë të tillë. /abcnews.al