Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Agjenti nuk më la të shkoja te Juventusi, mendonte se ishin të çmendur”

schedule13:59 - 28 Maj, 2020

schedule 13:59 - 28 Maj, 2020

Ishte vetëm 17 vjeç kur e kërkoi Juventusi, por transferimi në Torino nuk ndodhi për faj të agjentit të tij. Flasim për Leandro Paredes, mesfushorin e PSG. Argjentinasi ishte 16 vjeç kur u bë pjesë e Boca Juniors. Një vit më vonë mori një telefonatë surprizë, por akordi nuk u arrit.

Paredes luante si mesfushor ofensiv. Me kalimin e viteve është tërhequr disa metra pas dhe sot luan në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes “Ishte viti 2011 dhe një drejtues i Juventusit donte të më blinte“, nis 26-vjeçari rrëfimin e tij për TNT Sport.

Ai më tha se do të më merrte për të qenë zëvendësuesi i Pirlos. Agjenti im më tha se ata janë të çmendur dhe qëndrova te Boca. Babai më ka thënë gjithmonë që do të përfundoja duke luajtur para mbrojtjes. Unë e quaja të çmendur. Edhe agjenti mendonte se nuk do mund të luaja në atë pozicion.



Ndodhi kur isha pjesë e Empolit. Trajner ishte Marco Giampaolo dhe më tha se i pëlqeja shumë si numër 5. U ndjeva mirë dhe nuk hoqa më dorë nga ai rol. Të njëjtin drejtues që më deshi te Juvja, e gjeta te Zeniti. Më ka kërkuar tre vite radhazi, por nuk pranova të shkoja. Qeshte kur e kujtonte“, përfundon Paredes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!