Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Danimarka zhvillon robotin që kryen teste për koronavirus

schedule13:58 - 28 Maj, 2020

schedule 13:58 - 28 Maj, 2020

Disa studiues të Universitetit të Danimarkës Jugore kanë krijuar robotin e parë që mund të kryejë teste ekzaminimi për Covid-19. Duke përdorur një krah të disponueshëm të shtypur 3D, i cili ndërrohet automatikisht pas çdo pacienti, roboti merr një monstër dhe më pas e vendos kampionin në enën përkatëse, raporton “Daily Mail”.

Drejtori i Spitalit Universitar Odense, Kim Brixen tha se kjo metodë paraqet një avantazh të madh, pasi punonjësit e kujdesit mjekësor nuk do të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut gjatë procesit të marrjes së mostrave.

“Roboti ka një potencial të madh për kontrollim masiv për Covid-19 në sektorin e kujdesit shëndetësor, por edhe në lidhje me kontrollin kufitar ose në aeroportet”, tha Brixen. Gjithashtu pritet që teknologjia të adaptohet për të ndihmuar në testimin e viruseve të tjerë, siç është gripi. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!