Fidanë narkotikësh në oborrin e shtëpisë, kapet 46 vjeçari

schedule10:19 - 28 Maj, 2020

schedule 10:19 - 28 Maj, 2020

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 46 vjeçar, i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të territorit, në oborrin e banesës së shtetasit J.H. i janë  gjetur të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara kanabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu,  është ndaluar dhe bashkëpunëtori i katërt si autor i dyshuar i tentativës së kultivimit të fidanëve narkotikë në pyllin e fshatit Lofkënd, shtetasi F. I., 32 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. H., 46 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të territorit, në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policicë Mallakastër, u ndalua dhe bashkëpunëtori i katërt si autor i dyshuar i tentativës së kultivimit të fidanëve narkotikë në pyllin e fshatit Lofkënd, shtetasi F. I., 32 vjeç, banues në Patos. Ditën e djeshme u arrestuan në flagrancë nga policia 3 nga bashkëpunëtorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /abcnews.al