Ndërsa situata e krijuar nga pandemia e Covid-19 duket se është më e qetë, shumë vende nga e gjithë bota kanë nisur lehtësimin e masave kufizuese.
Pas më shumë se dy muajsh të mbyllura bizneset e ndryshme, shkollat, kopshtet apo çdo industri tjetër kanë filluar të rihapen, por frika e shpërthimit të një vale të dytë të virusit a bërë që çdo gjë të jetë ndryshe nga çfarë jemi mësuar.
Autoritetet e vendeve kanë vendosur protokolle që duhen respektuar nga qytetarët, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit. Këto imazhe tregojnë se si ka ndryshuar jeta e përditshme e njerëzve për shkak të Covid-19. /abcnews.al








