Ndërprerja e punimeve në urë bllokon kalimin në kishën e Shën Mërisë

schedule15:28 - 24 Mars, 2018

schedule 15:28 - 24 Mars, 2018

Para disa muajsh u pezulluan punimet në urën e Manastirit të Zvërnecit. Kjo e bën më të vështirë aksesin e turistëve drejt kishës së Shën Mërisë. Në urë nuk janë vendosur barrierat mbrojtëse dhe në disa pjesë të saj, ajo ka pësuar dëmtime.

Edhe ky sezon nuk do ta gjejë gati urën e Zvërnecit. Manastiri do të jetë i aksesueshëm me vështirësi. Në urë nuk janë vënë barrierat mbrojtëse. Një pjesë e saj ka nisur të shfaqë problemet e para, ende pa mbaruar.

Punimet nisen rreth një vit më parë. Investimi nuk dihet se kur do të përfundojë.

Fondi i akorduar për ndërtimin e urës, që lidh fshatin me kishën e Shën Mërisë është 36 milionë lekë nga një financim i Bashkisë së Vlorës.

Mësohet se shkak mbetet mos likujdimi i firmës zbatuese të këtij projekti.

Ndaj kjo e fundit është larguar me të gjitha mjetet e punës. Manastiri i Zvërnecit është ndër vendet më të vizituara në Vlorë. Mos pëfundimi i urës duket se do ndikojë ndjeshëm edhe në uljen e numrit të turisëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!