Jose Mourinho nuk po duron pa futboll dhe bën thirrje për rifillimin e Premier League. Rikthimi i Bundesligës gjermane duhet të shtyjë drejtuesit e futbollit anglez të nxitojnë, kështu mendon trajneri i Tottenham në një prononcim për Sky Sport.
“Duam të rikthehemi në fushë. Pasi pamë të rikthehet Bundesliga dhe pasi po afrohet rikthimi i futbollit në Spanjë e Portugali, mendoj se edhe në Angli duhet të mendojnë për rifillimin e Premier League.
Është e vështirë të qëndrosh pushim ndërkohë që po luhet në shtetet e tjera. Në këto momente, nuk po ia dalim t’u japim njerëzve atë që duan më shumë, por padyshim që i respektojmë vendimet e institucioneve.
Na mungon të gjithëve futbolli, ndjesia e nuhatjes së barit të fushave është e jashtëzakonshme“, thekson trajneri portugez i skuadrës londineze. /abcnews.al