Telenovela “Icardi” drejt fundit, PSG nuk kursehet për kartonin e sulmuesit

schedule22:39 - 25 Maj, 2020

schedule 22:39 - 25 Maj, 2020

Mesa duket, telenovela e Mauro Icardit është drejt fundit. Sulmuesi argjenitinas me shumë mundësi do të blihet përfundimisht nga ana e PSG-së, të cilët e kanë në huazim sulmuesin nga Interi.

Sipas raportimit të “ESPN”, drejtuesit e të dy klubeve kanë gjetur rrugën e marëveshjes dhe Icardi do të jetë plotësisht një lojtar i francezëve. Në media flitet se kartoni i sulmuesit do të kushtojë 60 milion euro, ndërkohë që paga e sulmuesit mund të jetë plot 10 milion euro në sezon.

Për pagës e Mauros është në bisedime agjentja e tij, Wanda Nara, e cila është dhe bashkëshortja e Icardit. 27-vjeçari numëron 31 ndeshje në të gjithë kompeticionet për PSG-nën, duke shënuar 20 gola dhe duke asistuar në 5 të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!