Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, nuk e nisi mirë aventurën e tij në Santiago Bernabeu pas transferimit nga Chelsea, por muajt e fundit, bëri ndeshje shumë të mirë për “Los Blancos”. Ai e siguroi vendin e tij si titullar mes shtyllave dhe duket se ka besimin e plotë të Zidane.
Stërvitja në Spanjë ka nisur dhe kampionati La Liga pritet të rifillojë me datë 8 qershor, pas më shumë se dy muajsh pauzë për shkak të pandemisë Koronavirus. Courtois po stërvitet si pjesa tjetër e skuadrës, por sot ka hyrë në borxh me kameramanin e klubit.
Një video e publikuar nga faqja zyrtare e Real Madrid në Tëitter, Courtois shihet teksa pret dy topa, me pritjen e dytë që ka rezultuar fatale për kamerën e vendosur pranë tij. “Courtois 1, kameramani 0”, shkroi faqja e Real Madrid në Twitter dhe video, mori komente të shumta gazmore./abcnews.al
? @ThibautCourtois 1-0 @RealMadrid admin#RMCity | #HalaMadrid pic.twitter.com/xFZ9lfzSxU
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) May 25, 2020


