Cristiano Ronaldo dhe familja e tij prej gjashtë anëtarësh, vendosën ta kalonin paraditen e tyre në pishinë. Ylli portugez dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ishin në praninë e katër fëmijëve të tyre.
Detaji që mori më shumë vëmendje, ishte kamerdarja “unicorn” mbi të cilën Georgina po qëndronte. Një kamerdare e tillë, është përdorur dhe nga mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, pak kohë më parë, kur ishte në grumbullim me kombëtaren e Anglisë. Krahasimet epikë në internet nuk mund të mungonin, me shumë tifozë që i vendosën përballë këto dy foto.
Në media po flitet dhe për një shtatëzani të Georgina Rodriguez, pasi në fotot e fundit ka mbuluar barkun e saj. Gjithsesi, ende nuk ka një konfirmim për këtë thashethem./abcnews.al