Tre të infektuar me Covid 19 në Durrës

schedule11:49 - 24 Maj, 2020

schedule 11:49 - 24 Maj, 2020

Tre raste të reja janë konfirmuar këtë të dielë në Durrës duke e çuar në 53 numrin e personave aktivë me koronavirus në këtë qytet.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se rastet e reja të konfirmuar në 24 orët e fundit në qytetin bregdetar janë raste kontakti, dy janë punonjës fasonerie dhe një rast tjetër është familjare e një punonjëse të infektuar.

Në Durrës deri më tani kanë humbur jetën 6 persona nga Covid 19, ndërsa në total në vendin tonë numri i viktimave është 32.

Ndërkohë numri i të prekurve në vendin tonë është 998 mes të cilëve 789 janë shëruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!