PSG po tenton të transferojë Mauro Icardin dhe Inter ka refuzuar një ofertë prej 50 milion eurosh, që do të shkonte në 60 milion me gjithë bonuse. Interi kërkon shifrën e fundit, plus 10 milion euro bonuse, për të tentuar arkëtuar shumën e klauzolës aktuale, 70 milion euro. Në skenë mbeten Juventusi e Napoli, gjithashtu të interesuara për sulmuesin argjentinas.
Për Icardin nuk ka interesim vetëm në Itali, pasi edhe në Premier League ka klube që mendojnë se do t’i ndihmonte në shënimin e golave. Manchester United është lakuar më parë. Tashmë në listë shtohet edhe Chelsea, sipas The Sun. Nuk flitet për shifra, por bëhet me dije se klubi londinez është i interesuar për shërbimet e argjentinasit.
CAVANI – Inter shikohet si klubi favorit për të përfituar shërbimet e sulmuesit nga Uruguaji. Edinson Cavani del lojtar i lirë dhe “L’Equipe” raporton se zikaltrit i kanë ofruar “El Matador” një kontratë të vlefshme për tre vite dhe kanë parakaluar klube si Atletico Madrid, Manchester United dhe Newcastle.
Sulmuesi ka luajtur më parë në Serie A dhe e njeh mirë këtë kampionat, ndërkohë që oferta e bërë nga Interi tregon besimin e madh që zikaltërit kanë tek ai. Kjo e ka ngrohur Cavanin, i cili në Milano mund të luajë në sulm së bashku me Romelo Lukaku. /abcnews.al