VIDEO/ Surpriza dhe dedikime dashurie, është dita e Immobile dhe Jessica

schedule13:58 - 23 Maj, 2020

schedule 13:58 - 23 Maj, 2020

23 maji është një datë e rëndësishme për Ciro Imobile. Sulmuesi i Lazio, para gjashtë vitesh u martuan në Bucchianico, në provincën e Chieti. Me Jessica ishte njohur që kur luante te Pescara dhe tani kanë tre fëmijë: Michela, Giorgia dhe Mattia.

Këtë përvjetor nuk mund të mos e kujtojnë në rrjetet sociale, ku goleadori i Lazio ka një dedikim shumë të bukur për partneren e tij.  “Gjashtë vite na NE. Ju jeni gjithçka që kam dashur, gjithmonë”, shkruan Ciro.

Edhe Jessica, sigurisht që nuk e fsheh dot dashurinë që ka për të: “Kanë kaluar gjashtë vite nga momenti ynë, nga premtimi që bëmë. Të dua shumë”. Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe surprizën që partneri i saj i kishte bërë për përvjetorin e gjashtë. /abcnews.al