Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Penallti dhe karton i kuq për “Bavarezët”, “Shqiponjat” fillojnë festën në “Olimpico”

schedule22:26 - 14 Shkurt, 2024

schedule 22:26 - 14 Shkurt, 2024

Duket se dalja nga fusha e “Legjionarit” të Kombëtares sonë, Elseid Hysaj është kthyer në një “ogur” të mirë për “Shqiponjat” e Lazio, të cilët kanë arritur të gjejnë golin e parë të sfidës, ndaj “Bavarezëve” të Bayern Munich, duke shtangur jo pak këta të fundit.

Një ndërhyrje e gabuar nga Dayot Upamecano, në dëm të anësorit danez, Gustav Isaksen, nuk ka ngelur pa u parë nga arbitri kryesor i sfidës, i cili përveç se ka ndëshkuar francezin me kartonin e kuq, akordoi edhe një 11-metërsh, ku nga pika e bardhë e penalltisë, “bomberi” italian, Ciro Immobile, nuk ka gabuar duke çuar topin në rrjetë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!