Xhaçka: Prioritet në zonat e përmbytura, evakuimi i banorëve

schedule21:16 - 22 Mars, 2018

schedule 21:16 - 22 Mars, 2018

Prioritet kryesor sipas ministres së Mbrojtjes mbetet evakuimi i banorëve dhe i gjësë së gjallë. Olta Xhaçka    gjatë inspektimit të zonave të përmbytura theksoi se bashkë me ju do punojmë për kapërcimin e situatës aktuale dhe për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka inspektuar zonat e përmbytura  në zonën e Nënshkodrës, në Anën e Malit dhe në Dajç Xhaçka deklaroi se mbi 550 efektivë të FA  janë në shërbim të banorëve 24  orë

Ministrja Xhaçka theksoi se bashkëpunimi mes të gjitha strukturave, qendrore vendore dhe banorëve është më i rëndësishëm se asgjë.

Prioritet kryesor sipas Ministres së Mbrojtjes mbetet evakuimi i banorëve dhe i gjësë së gjallë.

Xhaçka tha se për 10 ditë janë evakuuar mbi 2500 krerë bagëti. Ndërkohë që kanë mbërritur 90 ton koncentrat dhe pritet të mbërrijnë edhe 300 ton.

Ministrja u shoqërua nga prefekti Çesk Millja, drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, deputeti i zonës Luan Harusha. /abcnews.al