Kinsey Wolanski tashmë ka marrë skenën në Tik Tok. Bukuroshja amerikane, e cila u bë e famshme kur u fut në fushë në finalen e Champions League mes Tottenham dhe Liverpool, tashmë dhuron spektakël nga shtëpia.
Karantina e saj është e mbushur me veprime të çmendura dhe këtë herë ka vendosur të bëjë skateboard brenda nga shtëpia. Gjithçka e përshtatur, me shkallët që janë kthyer në një plan të pjerrët përmes kartonëve të vendosur aty.
Normalisht janë marrë edhe masat e sigurisë, teksa në fund të shkallëve ka dyshekë, ndryshe Kinsey do të ishte lënduar, pasi provoi të tregonte aftësitë e saj në sportin e ri. /abcnews.al