Setien pa dorashka: Lautaro mund të jetë shumë i mirë për Barcelonën

schedule09:54 - 23 Maj, 2020

schedule 09:54 - 23 Maj, 2020

Quique Setien, trajneri i Barcelonës, ka folur sërish për Lautari Martinez, sulmuesin argjentinas të Interit, që katalanasit e kërkojnë me ngulm, të paktën sipas medieve në Spanjë dhe Itali. Tekniku i klubit spanjoll thekson se ai mund të paraqitej mirë në ekipin e tij, por nuk lë pa përmendur se ka edhe të tjerë lojtarë që luajnë në pozicionin e tij.

“Të gjithë jemi të qartë se janë 4-5 lojtarë që mund të luajnë në pozicionin e tij dhe madje janë të jashtëzakonshme. Secili prej tyre ka ato cilësi që duhen për të luajtur për Barcelona. Referuar Lautaro Martinez, ai është një lojtar që mund të jetë shumë i mirë në këtë ekip, po ashtu sikurse të tjerët, që mund të jenë në nivelin e tij”, shprehet Setien për BeInSport.

Nuk mbeti jashtë diskutimit edhe Arthur Melo, i përfolur për një shkëmbim me Miralem Pjanic të Juventus. Vetë braziliani ka thënë se dëshiron të qëndrojë gjatë te Barcelona.  “Nëse ai e ka thënë këtë…

Realisht nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me të ardhmen e futbollistëve. Jam i përqendruar te puna që kemi. Më duhen të gjithë lojtarët e mi, pasi nuk e dimë me çfarë situatash do përballemi dhe se si do të shkojnë gjërat pasi të rifillojë kampionati.

Ka ende shumë rrugë që duhet bërë dhe nuk mund të spekulojmë mbi merkaton. Unë jam duke i llogaritur të gjithë lojtarët dhe shpresoj që të jenë në gjendje të japin më të mirën e tyre në 11 ndeshjet e mbetura”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!