Një person, aktivist për të drejtën e përdorimit të kanabisit, ka tentuar të vetëvritet në sallën e Parlamentit në Holandë, ku po mbahej një seancë e rregullt. Ai ka rënë nga ballkoni i sallës, ku qëndrojnë zakonisht gazetarët dhe është ndihmuar menjëherë nga deputetët.
Është përpjekur të vetëvritet, duke u hedhur nga galeria, ku qëndojnë gazetarët dhe vizitorët, pasi më parë ka lidhur një rrip në qafë. Ngjarja ka ndodhur në sallën e Parlamentit holandez gjatë një séance të rregullt parlamentare. Por rripi nuk ka mbajtur dhe personi ka përfunduar në dyshemenë e sallës.
Sipas asaj që raporton e përditshmja De Telegraaf, personi në fjalë që në fillim të seancës ishte parë në ankth, pas rënies ai u ndihmua dhe nga deputetët e pranishëm në sallë dhe u shoqërua për në spital. Në kohën e ngjarjes, fjalën e kishte deputeti Arno Rutte, i cili pa gjithë skenën.
Po sipas De Telegraaf, personi është një aktivist, i cili prej javësh qëndronte jashtë Parlamentit, duke protestuar për të drejtën e legalizimit të marijuanës dhe hashashit në vend./abcnews.al