Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, i ka gjërat e qarta dhe preferon që të ketë një skuadër që funksionon si grup dhe nuk ka probleme mes lojtarëve, edhe pse disa luajnë më pak dhe disa të tjerë më shumë. Norvegjezi do pranonte më mirë të kishte një lojtar më pak, sesa dikë që nuk sillet si duhet.
United kishte probleme me disa futbollstë, mes tyre edhe Aleksis Sanchez dhe Romelo Lukaku, të cilët në verë u larguan. Sjellja e keqe nuk pranohet nga trajneri i “Djajve të kuq”, i cili ka qenë i qartë me atë që ka deklaruar. “Më mirë me një gropë në ekip, me një lojtar mangët, sesa të kem një tr*p.
Personaliteti është shumë i rëndësishëm. Ne jemi një ekip me frymë kolektiviteti. Të gjithë duan që lojtarët të kenë ego, por ata duhet të jenë në gjendje që të përshtaten. Vjet kishte gjëra që nuk më pëlqyen.
Gjithmonë do të ketë lojtarë që duan të luajnë më shumë, por që një ekip të ketë sukses, lojtarët duhet të jenë gati në periudhë të ndryshme. Ndjej që në këtë grup nuk ka një mollë të kalbur”, është shprehur mes të tjerash Solskjaer. /abcnews.al