Një operacion i ndërmarrë mëngjesin e sotëm nga Komisariati i Policisë së Tepelenës, në bashkëpunim me Policinë Vendore të Gjirokastrës ka rezultuar i suksesshëm pasi janë identifikuar sasi gati për t’u mbjelle me kanabis ne fshatin Veliqot dhe Hormove.
Burime te sigurta nga vendngjarja konfirmojnë se sapo janë arrestuar Albion Zhola nga fshati Veliqot, Klerian Gjinushi nga fshati Hormovë, të cilit iu kap kanabis në banesë, dhe Eugen Xhebra ndërkohë qe është shpallur në kërkim Elidon Zhola dhe Besije Xhebra.
Ndërsa, Zyrke Zhola do të procedohet ne gjendje te lire për shkak te moshës.
Ne banesat e këtyre personave janë zbuluar sasi kubikësh gati për mbjellje. Policia procedon edhe kryeplakun e fshatit Veliqot, Vasil Xhebra.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve A. Zh., 19 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, E. Xh., 47 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë dhe K. Gj, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, pasi në oborret e banesave të tyre u gjetën kubikë të kultivuar me fara kanabisi. /abcnews.al/