Bayern Munich vijon të nënshkruajë kontratat e reja me lojtarët kryesore. Pas Alphonse Davies dhe Thomas Muller, një tjetër futbollist ka pranuar propozimin e bërë nga drejtuesit e klubit gjerman dhe bëhet fjalë për portierin Manuel Neuer.
Kontrata e re për të do të jetë e vlefshme deri në vitin 2023 dhe gjithçka është zyrtare. Palët kishin kohë që bisedonin dhe portieri e kishte bërë të qartë se nuk ishte një çështje financiare, madje ishte shprehur se nuk ndihej mirë kur lexonte lajme të tilla.
#FCBayern captain @Manuel_Neuer has extended his contract until 2023 ✍️#MiaSanMia #Neuer2023 pic.twitter.com/eDG20SIgCv
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 20, 2020
Pas rinovimit të kontratës, Neuer u shpreh: “ Gjatë javëve kur futbolli ishte ndalur prej pandemisë nuk doja të merrja një vendim, për shkak se askush nuk e dinte se kur dhe si do të niste Bundesliga. Ishte e rëndësishme për mua të vazhdoja punën me trajnerin e portierëve, Toni Tapalovic.
Tani kjo u zgjidh dhe e shikoj të ardhmen me optimizëm. Ndihem shumë rehat dhe jam si në shtëpi, këtu në Bavari. Bayern është një nga klubet më të mira në Europë”.
Neuer dhe Bayern kështu e gjetën gjuhën e përbashkët dhe klubi gjerman tashmë do të duhet të mendojë për ndonjë përforcim dhe emri më i lakuar është ai i Leroy Sane, të cilit i kanë bërë gati edhe numrin 10, që dikur e mbante Arjen Robeen dhe së fundmi e veshi Philippe Coutinho. /abcnews.al

