Bashkia e Shkodrës njoftoi këtë të mërkurë se në Njësitë Administrative të përmbytura situata vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur afro 5 mijë ha dhe 400 shtëpi të rrethuara nga uji.
Ata po bëjnë roje, janë heronjtë e natës. Prurjet kanëdemtuar argjinaturën e Pentarit këtu në Dajç. Po vendosin thasët me rërë dhe barriera përforcuese. Kështu besojnë se do t’i shpëtojnë një rreziku shumë më të madh nga ai i deritanishëm.
NënShkodra po përjeton orë dramatike. Harta e përmbytjes ka shkuar afro 5 mijë ha. Dhe 400 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Dajçi dhe Ana e Malit janë dy prej zonave më të goditura.
Banorët këtu në çdo orë të ditës shikojnë si jeta e tyre po prek fundin. Tentojnë të shpëtojnë ç’të mundin nga gjë e gjallë, por uji tani është pushtet.
“Jena ngushtë me gjënë e gjallë për bagëti. Zoti e bëftë mirë”
Kryetari i njësisë administrative të Dajçit Gjovalin Darragjati nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e komitetit të emergjencave civile të Shqipërisë për mos shpallje të gjendjes të emergjencës.
“Bashkia e Shkodrës ka kërkuar ka dy javë që të shpallet gjendja e emergjencës , nuk di se kur do ta shpallin gjendjen e e mergjencës, rduke ditur që janë jashtë funksionit të gjitha rrugët automobilistike, nuk zhvillohet porcesi mësimor, ka një kaos”
Këtu në Obot banorët duken të dorëzuar. Varkat shikohen si e vetmja mundësi shpëtimi. Fshat ne Anën e Malit aty ku janë përmbytur 1300 ha dhe janë të rrethuar nga uji 150 banesa
“Gjendja është shumë e vështirë, komunikimi bëhet vetëm me varka, fshati është i rrethuar me ujë , s’të mbyt kanali, por hidrocentrali”
Në një situatë të tillë të gjithë luten të mos përfundojnë si në përmbytjet e 2010 – 2011-ës. Ky burrë dhe të tjerë banorë do të vazhdojnë të bëjnë roje./abcnews.al