Veliaj: Kullerat s’do na ndalojnë, debati për teatrin mori fund

schedule15:00 - 20 Maj, 2020

schedule 15:00 - 20 Maj, 2020

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh se vendi ka nevojë për bashkëpunim pasi ka ende punë për të bërë, ndërsa shtoi se artistët se artistët duhet të ulen në dialog për të detajuar dhe ndërtuar teatrin e ri kombëtar.

“Ftesa ime sot është në çdo projekt kërkojmë bashkëpunim. Nëse e kërkojmë për rrugët dhe rrugicat, e kërkojmë dhe për veprat e mëdha. Na duhet bashkëpunim akoma tek Astiri, kemi akoma punë për të bërë, për të pastruar çibanët e vegjël.

Na duhet akoma bashkëpunim tek teatri, 22 vite debat 2 vjet e gjysmë konsultime morën fund tani le të shohim përpara. Kush mendon se ato parti që kurrë nuk e shpallën monument kulture dhe nuk e financuan artin.

Kush është ai kuller i Tiranës dhe Prishtinës që nuk e kupton që me ne mund të ketë pakënaqësi, jemi larg nga të qenit perfekt, por druri që hanë kur nuk bien dakord dhe sekondën që i bashkohen çetës e që s’e dinë ku është teatri, e kuptojnë që diferenca mes nesh dhe atyre është dita me natën”, tha Veliaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!