Tottenham nuk fal dhe nis direkt hetimet. Në shënjestër është Serge Aurier, mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili ka postuar në rrjetet sociale foto me një berber, pasi e ka qethur 27-vjeçarin. Në Angli ende berberët nuk mund t’i hapin sallonet e tyre dhe kjo do të ndodhë deri më 4 korrik.
Berberi ka shkuar në shtëpinë e Aurier, çka autoritetet nuk e udhëzojnë. Tottenham po e shikon këtë çështje dhe me shumë mundësi futbollisti do të gjobitet, pasi nuk është hera e parë që i shkel rregullat e karantinës.
Më parë kishte postuar një video me një mikun e tij, ku shfaqej duke vrapuar. Asokohe Aurier kërkoi falje, por e përsëriti shkeljen, duke u stërvitur me shokun e skuadrës, Moussa Sissoko. Të ndjerë keq, ata bënë një donacion për Shërbimin Kombëtar Mjekësor, një mënyrë e tyre për të kërkuar falje për sjelljen e tyre. /abcnews.al